KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Rovena Gashit

Komisioni i Pavarur i Ankimimit la në fuqi ditën e sotme vendimin për shkarkimin e Prokurores Rovena Gashi.

Rovena Gashi kishte paraqitur kërkesë për përjashtim të trupit gjykues 5 ditë pasi Kolegji ishte tërhequr në dhomë këshillimi. Pesë trupa gjykuese të ndryshme kanë vendosur rrëzimin e kësaj kërkese.

Ndërkohë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit doli në përfundimin se Gashi ka pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikojë. Deklarimi i pasaktë. Subjekti nuk ka shpjeguar bindshëm pasuritë, tha KPA, duke marrë më pas vendimin për të lënë në fuqi shkarkimin e prokurores të dhënë më herët nga KPK.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN