KPK shkarkon gjyqtarin Mustafaj, mban në detyrë prokuroren Kaçkini

Në një hark kohor prej 30 minutash Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimet përfundimtare për tre njerëz të sistemit të drejtësisë. Procesi i vettingut rezultoi një prag i pakalueshëm për gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese.
Mustafaj u vlerësua vetëm për kriterin e pasurisë, që sipas Komisionit nuk justifikohej tërësisht në burime të ligjshme.
Pesëmbëdhjetë minuta më vonë një treshe e vettingut, konfirmoi në detyrë prokuroren e Tiranës, Elida Kaçkini, kandidate për SPAK.
Kandidatja e përzgjedhur për trupën nga KLP për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion bindi për pastërtinë e saj në të tre kriteret e vettingut.
Të njëjtin fat nuk e pati kreu i Prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli. Në seancën dëgjimore Komisioni relatoi probleme në pasuritë e tij, në bilanc negativ për disa vite dhe shpenzime të pambuluara në të ardhura të ligjshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2