Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

KQZ çon kutitë e votimit në Kukës, Bashkia: Lironi ambientet e KZAZ!

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 16:21 | Politikë
KQZ çon kutitë e votimit në Kukës, Bashkia: Lironi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me mjete të Ministrisë së Mbrojtjes, ka sjellë të premten paradite në Kukës materialet e para që do të shërbejnë për qendrat e votimit më 30 qershor.

Materialet janë marrë në dorëzim nga KZAZ 11 dhe nga ky komision janë vendosur në palestrën e gjimnazit të qytetit, që do të jetë edhe qendra e numërimit të votave.

Agron Hoxha, nënkryetar i KZAZ 11 Kukës, shprehet: “Ka ardhur baza materiale. Procesi po shkon normalisht dhe gradualisht do të kompletohet edhe me pjesën e monitorëve”.

Thuajse në të njëjtën kohë kur komisioni i KZAZ 11 merrte në dorëzim materialet zgjedhore, kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Sheshu i kërkon me një shkresë zyrtare KQZ-së lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.11 si edhe palestrës sportive të shkollës së mesme “Havzi Nela”. Gjithashtu, në shkresë kryebashkiaku i Kukësit kërkon nga KQZ-ja heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore.

Kjo, sipas kryebashkiakut të Kukësit, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që zhdekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale. Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe Bashkia e Matit, ndërsa pritet që një veprim të tillë ta bëjnë edhe bashkitë e tjera në vend që drejtohen nga PD dhe LSI. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë