Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

KQZ: Deri në 15:00 kanë votuar 29,47% e qytetarëve

Nga A2 CNN
6 Tetor 2019, 16:41 | Aktualitet

Më shumë se gjysmë milionë persona kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, deri në orën 15:00. Kryetarja e KËZ, Valdete Daka tha në konferencë për shtyp se nga të dhënat e marra nga 2491 qendra votimi, ose 98% e të gjitha qendrave, kanë votuar 554 750 persona, që përbëjnë 29,28% të listës së votuesve. Kjo shifër, sipas Dakës, ishte më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2017, ku në këtë orë kishin votuar 497 120 persona. Daka tha gjithashtu se ishin shënuar disa incidente, duke pranuar se ka pasur denoncime për shit-blerje votash, por sipas saj, nuk kanë cenuar procesin zgjedhor dhe i takon Prokurorisë të merret me to. Konferenca e ardhshme e KQZ për shifrat e para zyrtare do të jetë në orën 19:30.

A2 CNN Livestream

Dita jonë