KQZ regjistron Bindjen Demokratike, kundërshton kryetari Zguri dhe demokratët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha dritën jeshile për të garuar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit kandidatëve të Bindjes Demokratike. Por regjistrimi kaloi përmes debateve në mbledhje.

Demokratët, të cilët nuk marrin pjesë në zgjedhje, thanë se Bindja Demokratike nuk plotëson kushtet për regjistrim. “Si mund të zotërojë mandat për më shumë se 6 muajsh kur vet ka lindur në më pak se një muaj. Kjo nuk ka fare sens”, tha Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ.

Mazhoranca sfidoi duke i treguar rrugën e ankimimit në Kolegj Zgjedhor. “Në 3 momente të ndryshme, ne kemi regjistruar 3 parti politike, të cilat mbështeteshin nga kandidatë që nuk e kishin marrë mandatin parlamentar si përfaqësues të kësaj partie që kishin garuar, por e kishin ndërruar gjatë rrugës”, tha Bledar Skënderi, anëtar i KQZ Klement Zguri ishte e vetmja votë kundër për regjistrimin e kandidatëve. Ai kërkoi rikthimin e çështjes së mbështetjes së Bindjes Demokratike nga deputeti i Lefter Koka për interpetim në Kuvend. Mes listës së kandidatëve që KQZ i miratoi Bindjes Demokratike, është edhe rivali i Erjon Veliajt për Tiranën, Arben Skënderaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN