Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Krasniqi: Berisha duhet të kishte një reagim shumë më dinjitoz

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 21:50 | Politikë
Krasniqi: Berisha duhet të kishte një reagim shumë më

Politologu Afrim Krasniqi theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha “duhet të kishte një reagim shumë më dinjitoz, më të plotë dhe një reflektim të thellë” pas lajmit të shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nga zoti Berisha duhet të kishte një moment reflektimi të thellë. Si është e mundur që politikani që në çdo botim konsiderohej si më proamerikani në vitet ’90, pas 30 vitesh bëhet politikani i parë shqiptar i nivelit të lartë që akuzohet nga SHBA? Si është e mundur që e nis karrierën politike duke qenë në një liste më Vaclav Havel dhe e përfundon në një listë me Vangjush Dakon dhe Tom Doshin? Për këtë, zoti Berisha duhet të kishte një reagim shumë më dinjitoz, më të plotë dhe një reflektim të thellë, për shkak se ky nuk është një lajm surprizë”, deklaroi Krasniqi.

https://a2news.com/2021/05/19/u-shpall-non-grata-nga-shba-berisha-hedh-poshte-akuzat-publikoni-faktet/

Politologu Afrim Krasniqi komentoi edhe reagimet nga dy palët politike: “Reagimi nga mazhoranca ishte një “fërkim duarsh”. Por, pjesa më e madhe e atyre që duartrokitën nga e majta, janë individë që fare mirë mund të ishin në listën e DASH-it. Ndërsa PD-ja, fatkeqësisht nuk arriti dot të shpëtonte nga emocionet dhe nga llogaritë e vogla të ditës. Një parti serioze, një parti që pretendon të reformojë Shqipërinë, një parti aleate me Perëndimin, nuk mund të dorëzohet sapo i akuzohet një zyrtar i saj për korrupsion. Duhet të kishte një deklaratë parimore, ku distancohej partia nga individi. Të gjitha palët sot nuk bënë detyrën e tyre, përfshi edhe mediat”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë