Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Krasniqi e zbulon në A2 CNN: Ndërkombëtarët “zbarkojnë” në shtator, palët do të ndryshojnë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 10:07 | Politikë
Krasniqi e zbulon në A2 CNN: Ndërkombëtarët

Kreu i Institutit të Studimeve Politike dhe analisti i A2 CNN, Afrim Krasniqi, ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00 nga ku bëri një analizë të ngjarjeve më të fundit politike në vend.

Nga do të vijë zgjidhja për të dalë nga kriza?

“Nuk besoj se Gjykata Kushtetutës do të jetë finale në zgjidhjen e kësaj kriza. Në rastin më të mirë Gjykata Kushtetuese do të arrijë të bëjë 5 anëtarë për të marrë vendime dhe kjo do të arrijë nga fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit. Ndërkohë, për të zgjidhur krizën politike do të duhet që minimalisht në muajin shtator të nisin negociatat intensive. Në këtë rast, negociatat më shumë vijnë për shkak të presionit ndërkombëtar. Kemi alarm nga zyrat e OSBE se si mundet ky vend të drejtojë OSBE-në vitin e ardhshëm kur është në krizë”.

Negociatat dhe rasti Dako

“Lajmi më i keq është që askush nga ata që merr vendime në Tiranë nuk ka një reagim ndryshe, nuk ka një plan për zgjidhjen e krizës politike dhe për të shkuar më pas në Berlin dhe në Bruksel. Gjykata do të krijojë një barrë ligjore për të parandaluar kriza të tilla në vijim, por nuk mund të pritet një zgjidhje nga kjo gjykatë. Liderët politikë në vend e kuptojnë se ku po shkon Shqipëria dhe askush prej tyre nuk bën asgjë. Nëse ka individë që i tremben më shumë integrimit për shkak se monitorohen më shumë nga Brukseli, janë liderët kryesorë politikë. Rasti i zotit Dako tregoi se lajmi është pritur shumë mirë nga qytetarët, është pritur shumë keq nga elita politike. Secili në atë emër ka parë veten e tij. Nëse SHBA do t’i përmbahen standardeve për të luftuar korrupsionin, atëherë shumë prej atyre që ne i shohim të gjithëpushtetshëm në Tiranë do t’i shohim në listën e zezë të SHBA”.

https://a2news.com/2019/07/30/vangjush-dakos-dhe-familjes-se-tij-i-ndalohet-hyrja-ne-shba/

Pa krijimin e SPAK, asgjë nuk mund të ndodhë në Shqipëri. SPAK-u do të jetë dita kur Shqipëria do të nisë një stad të ri. SPAK nëse krijohet në fund të këtij viti, atëherë do të kemi me fillimin e vitin të ardhshëm lajme pafundësisht për hetim të zyrtarëve të lartë. Nëse ne marrim rastin “Dako”. Ajo dosje ka qenë aty, por asnjë institucion nuk ka hetuar. Pala amerikane e bëri këtë pas zgjedhjeve sepse nëse do ta bënte pas daljes së përgjimeve, atëherë do të përdorej si kalë elektoral nga opozita".

https://a2news.com/2019/07/30/rasti-dako-ngjela-amerikanet-kane-prova/

“Liderët me dosje korruptive, janë peng i tyre”

"Partitë nuk funksionojnë më si struktura politike. Ne nuk shohim të mblidhet një kryesi dhe të diskutohet me orë të zgjatura për një strategji dhe në fund të bien dakord. Ne kemi lider që vendosin. Shumica e liderëve politik në Shqipëri janë në konflikt interesi sepse shumica prej tyre kanë dosje korruptive nga pas dhe ata janë gjithmonë peng i dosjeve të tyre. Në këtë mënyrë, ata janë lehtësisht të atakueshëm, si nga BE ashtu edhe nga SHBA. Nëse ju bëni një kalendar të kryeqyteteve të më të rëndësishme europiane, do të shikoni se disa nga liderët tanë nuk janë ftuar asnjëherë në disa kryeqytete të rëndësishme. Kjo do të thotë se ka një vend që ata të mos ftohen e respektohen për shkak se përfaqësojnë më shumë një alternativ apo një burim korrupsioni”.

“Ndërkombëtarët “zbarkojnë” në shtator, palët do të ndryshojnë qëndrim”

“Unë mendoj se debati se debati që po bëhet për 13 tetorin, më shumë është një debat për të ushqyer muajin gusht sesa është një debat real. Në shtator palët do të ndryshojnë. Pritet që në fillim të shtatorit, të paktën dy delegacione ndërkombëtare do të mbërrijnë në Shqipëri, të cilat do të mundohen të negociojnë në mënyrë informale dhe më pas në mënyrë publike për të zgjidhur krizën politike. Në dallim nga negociatat e tjera që janë bërë nga individë të caktuar pritet që këto negociata të jenë ndoshta edhe më publike dhe të vendosin përballë qytetarët dhe elitën politike. Nuk mundet asnjë vend Europian të pranojë që Shqipëria të drejtojë OSBE-në kur është në këtë krizë”.

“SPAK, zgjidhje e sforcuar, por e domosdoshme”

“Europianët kanë kuptuar se liderët tanë po luajnë me Shqipërinë, po luajnë me integritetin e bisedimeve dhe të interesit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë situatë, SPAK është një zgjidhje e sforcuar, por e domosdoshme. Qytetarët shqiptarë ngre pyetjen: Mirë SHBA i ndalon hyrjen personave të caktuar, por ata nuk duan të shkojnë atje. Ata e kanë Amerikën e tyre këtu. Ata janë të paprekshëm këtu. Gëzojnë miliona dhe askush nuk i prek. Ne kemi individ publik që i është ndaluar të hyjë në SHBA dhe e tregojnë me krenari nëpër Tiranë, për shkak sepse këtu janë të paprekshëm. Problemi është se partitë duhet të reflektojnë. Reflektimi është një detyrim. PS nuk ka marrë ende një vendim për zotin Dako për pezullimin e tij nga kryesia ose si koordinator i qarkut, për sa kohë ka premtuar se çdo individ nën hetim ose në listat e zeza do të pezullohet nga partia. Kryeministri këta njerëz i ka ditur, ka pasur informacion më parë dhe i ka sjellë në politik si mekanizëm për të ardhur në pushtet në vitin 2013 dhe sot duhet të paguar kostot. Një nga problemet që ka zoti Rama në këtë periudhë pushimesh është të kontrollojë të gjithë arkivin e tij të fotografive dhe t’i presë këto fotografi. Një pjesë e individëve që ai e nisi karrierën politike janë sot ose në burg, ose në listat e zeza, ose individ për ndjekje penale për vepra shumë të rënda korruptive. Në këtë rast, lideri duhet të mbajë përgjegjësi”.

“Shqipëria, nevojë për pakt kombëtar për integrimin”

“Shqipëria nuk ka nevojë për një qeveri që mbetet peng i bizneseve të caktuara, i lobingjeve të caktuara. Ne kemi ndoshta nevojë për një pakt kombëtar për integrimin. Një pakt kombëtar që përjashton kryetarët e partive politike nga postet drejtuese vendimmarrëse në Shqipëri dhe që i jep një frymëmarrje jetës politike në Shqipëri, ndryshon sistemin elektoral dhe krijon shpresën në këtë vend se Shqipëria mund të ndryshojë. Nëse vazhdohet me riciklim të këtyre figurave, atëherë duhet të numërojmë shqiptarët që largohen nga ky vend”, tha Krasniqi në A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu