Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Krasniqi për Kodin Penal: Po krijohet precedent i rrezikshëm, por edhe i panevojshëm

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 13:54 | Aktualitet

Politika u rikthye sot në Kuvend, por patjetër me dinamika të ndryshuara nga pasojat e pandemisë së koronavirusit. Por për analistin Afrim Krasniqi, debatet e dëgjuara sot janë thjesht ”formale, dhe nuk kanë ndikim në agjendën parlamentare. Akteve normative mund t’ i skadonte afati dhe ishin të detyruar të mblidheshin”. Edhe pse thotë se masat “po injorojnë standardet për të drejtat e njeriut”, për Krasniqin, më shumë se masat shtrënguese, problematike është praktika institucionale, që po i serviret opinionit publik. “Ne nuk jemi në gjendje lufte. Ndryshimi i Kodit është një precedent që mund të përsërite, do të mbahet shënim si tejkalim i Kushtetutës, edhe nga organizatat ndërkombëtare”, duke dëmtuar sërish politikën shqiptare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë