Kredia për konsumatorët, Banka e Shqipërisë miraton tavanin për interesat

Banka e Shqipërisë do të vendosë një tavan interesi në kreditë e reja konsumatore dhe hipotekare. Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të miratojë ndryshimet në rregullore, që përcaktojnë se norma efektive e interesit mund të jetë maksimalisht sa mesatarja e interesit të kredive të dhëna 6 muajt e fundit rritur me 1 të tretën.