Kreu i Infermierëve: Kemi më shumë profesionistë sesa nevojiten

Sabri Skënderi, presidenti në detyre i Urdhrit të Infermierit, bashkëbisedoi në studiot e Ditarit në A2 me gazetaren Alba Alishani për gjendjen e kësaj kategorie që ndahet midis problematikave në vend dhe mundësive reale të punësimit jashtë shtetit, kryesisht drejt tregut gjerman.
Sipas Skënderit, “duhet te jemi të vetëdijshëm që në Shqipëri nxjerrim një numër të madh infermierësh, më të madh sesa i nevojiten vendit. Kemi rreth 6000 infermiere të papunë, dhe çdo vit kjo shifër shtohet me 1600 veta. Vetëm këtë vit kanë ikur mbi 1000 infermierë, kryesisht drejt Gjermanisë.
Sipas tij, tregu gjerman jo vetëm që nuk ka shteruar, por “në vitin e ardhshëm ndoshta kjo shifër do dyfishohet, duke parë edhe kurset e gjermanishtes që po frekuentohen”.
Sipas tij kjo është një dinamikë pothuajse normale, sepse “ne duam të hymë në Evropë, kështu që është normale që duhen parë edhe nevojat e tregut evropian”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN