Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kreu i KLP: Brenda 14 dhjetorit Shqipëria bëhet me Prokuror të Përgjithshëm të ri

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 11:36 | Aktualitet

Maksimumi më 14 dhjetor Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Kështu tha kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, pas mbledhjes së radhës, nga e cila u miratua metodologjia sipas të cilës do të bëhet edhe pikëzimi i kandidatëve.

“Kuvendi mund të emërojë edhe të tretin e renditur nga ne, edhe të dytin, natyrisht edhe të parin. Shpresoj të bëjë këtë të fundit. Por në rast se nuk i mobilizon këtë numër votash, atëherë renditja jonë prevalon dhe prokurori do të jetë ai që ne rendisim të parin. Kështu që në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja (e enjte, 14 nëntor), Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.

Kreu i KLP tha gjithashtu se të mërkurën do të kryheshin intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çelaj, ndërsa të enjten lista me renditjen e pikëzuar do t’i dërgohet Kuvendit.

Nëse brenda 30 ditëve nga ky moment, nëse asnjë prej kandidatëve nuk arrin të marrë 84 vota në Parlament, atëherë kandidati i renditur i pari në listën e KLP shpallet automatikisht Prokuror i Përgjithshëm.

https://a2news.com/2019/10/18/spak-dhe-prokurori-i-pergjithshem-manja-brenda-vitit-ibrahimi-faji-i-vetting-ut/
https://a2news.com/video/gara-per-kryeprokurorin-e-pergjithshem-apeli-administrativ-rrezon-padine-e-alushajt/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani