Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kreu i OSBE në Tiranë, Greminger: Zgjidheni vetë ngërçin me dialog

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 13:53 | Politikë
Kreu i OSBE në Tiranë, Greminger: Zgjidheni vetë

Shqipëria pritet që vitin e ardhshëm të marrë kryesimin e organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Europë, OSBE.

Për këtë qëllim, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, priti në një takim sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, ku u diskutua në mënyrë të veçantë mbi angazhimet e Shqipërisë gjatë kohës që do të ketë kryesimin e kësaj organizate në vitin 2020.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-se, Thomas Greminger, doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj.

A2 CNN pyeti Greminger nëse do të negociohet një zgjidhje për krizën politike para se Shqipëria të marrë kryesimin e OSBE-së.

“Ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri dhe besoj se ngërçi do të zgjidhet së shpejti. Ne inkurajojmë dialogun. Të gjithë aktorët politikë të angazhohen për funksionimin e plotë të institucioneve demokratike dhe të proceseve demokratike të këtij vendi”, tha ndër të tjera Thomas Greminger.

A2 CNN Livestream

Dita jonë