Krim dhe korrupsion, Krasniqi: Ka humbur shpresa, shumë politikanë nuk e dinë sa vila kanë

Analisti Afrim Krasniqi deklaroi në “Absolut 4” në A2 CNN se në Shqipëri ka humbur shpresa për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Krasniqi arsyeton se në ndryshim me vite më parë, krimi ka arritur në nivel politik tepër të lartë dhe shton se shumë politikanë ende nuk e dinë se sa vila kanë e kjo gjë çuditërisht konsiderohet normale.