Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Krim me e-mail, 4 të arrestuar, 4 milionë euro mashtrim me pagesat online të kompanive

Nga A2 CNN
22 Korrik 2021, 14:49 | Aktualitet

Për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë një operacion i gjerë i drejtuar nga forcat e rendit shqiptare, në veçanti të njësisë për hetimin e krimeve kibernetike, ka sjellë arrestimin e 4 shtetasve shqiptarë dhe afrikanë që kishin krijuar një rrjet mashtrimi online që drejtonte transaksionet bankare të disa subjekteve tregtare në llogaritë e tyre. Metoda është e njohur si phishing, ose më mirë një llojë mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike”. Këta shtetas së bashku me shtetas të tjerë që ndodhen jashtë Shqipërisë, kontrollonin komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Të akuzuarit kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera. Subjektet e mashtruara vinin nga vende t\ndryshme, ndër të tjerat SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, Turqi Zvicër dhe Belgjikë. Si pasojë e operacionit u arrestuan Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, i njohur edhe si Ugochukwu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë; Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë. Vlerat monetare të evidentuara dhe të dyshuara, rreth 4 milionë euro, janë rikthyer tek subjektet e mashtruar që i kanë dërguar ato.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani