“Krimi ka marrë përmasa të përbindshme”, sociologu Tushe tregon 2 rrugët për parandalimin

“Ngjarja e sotme dhe shumë ngjarje që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe tregojnë që krimi ka marrë përmasa të mëdha që e kanë prurë vendin në një çmenduri sociale jo vetëm për shkak të krimit, por edhe ndikimit, pasi shoqëria po fillon të mësohet me krimin”. Kështu e përkufizoi sociologu Gëzim Tushe ngjarjen e sotme në kryeqytet, ku babai i një vajze vrau ish-dhëndrin e tij në mes të ditës te Gjykata e Tiranës.