Krimi, më i shpejtë se Njësia Speciale “Fast” e Policisë

Në shtator të vitit 2019, njësia “Fast” e prezantuar nga ministri I Brendshëm në atë kohë, Sandër Lleshaj, do të merrej ekskluzivisht me kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Krijimi i kësaj njësie, në përbërje të së cilës janë 50 efektivë, pritej që të ulte numrin e personave në kërkim, por një muaj pasi ajo u krijua njëri prej shumë të kërkuarve në Shqipëri lëvizte lirshëm në Tiranë.