Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kriptovalutat, investim apo mashtrim?

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 21:02 | Ekonomi
Kriptovalutat, investim apo mashtrim?

Kriptovalutat janë një formë monedhe digjitale, që mund të përdoren për të blerë mallra dhe shërbime, njëlloj si paraja e zakonshme. Megjithatë, ajo që i diferencon është fakti se nuk kontrollohen nga institucione qendrore si bankat dhe mbështeten në një teknologji shumë të sigurt të shtrirë në miliona kompjuterë në mbarë botën që menaxhojnë dhe regjistrojnë transaksionet.

Të pranishme tanimë prej mbi një dekade, kriptovalutat marrin herë pas herë popullaritet të madh, kur ka rritje të vlerës së tyre.

Një interes i madh u pa edhe nga shqiptarët, kur kriptomonedha si Bitcoin gjashtëfishuan vlerën e tyre në pak muaj, apo të tjera më të panjohura mijërafishuan çmimin duke bërë shumë milionerë të rinj brenda natës.

Një numër gjithmonë e më i madh fondesh po investojnë në këto asete digjitale, ndërsa edhe përdorimet po rriten në jetën reale, si mundësia për të blerë automjete. Por me rritjen e vëmendjes, paralelisht është rritur edhe luhatshmëria e këtyre valutave, duke tërhequr shumë spekulues.

Sot një pjesë e madhe e kriptove kanë humbur mbi gjysmën e vlerës që kishin pak javë më parë. Ndërsa skema të ndryshme mashtrimi zbulohen herë pas here nëpër botë. Këto përfaqësojnë edhe rreziqet potenciale që sjell investimi në atë që konsiderohet si paraja e së ardhmes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani