‘’Krishti u ngjall’’: Mesha e Pashkës ortodokse nën masat anti-covid

Besimtarët ortodoksë sërish nuk patën mundësi të prisnin ngjalljen e Krishtit në mesnatë siç është bërë ndër shekuj. Nën masat anti-covid, besimtarët janë mbledhur në meshën e mbajtur paraditen e së dielës për të marrë mesazhin e triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës ndaj errësirës dhe dashurisë mbi urrejtjen.