Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Krisja në PD, Dashamir Shehi: Kuvendet do të jenë thjesht mitingje, Basha dhe Berisha nuk kanë më të drejtë të tallen me shqiptarët

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 10:21 | Politikë
Krisja në PD, Dashamir Shehi: Kuvendet do të jenë thjesht

Dy kuvendet e shumëpritura brenda Partisë Demokratike po afrojnë, por sipas një protagonisti të politikës shqiptare si Dashamir Shehi, pritshmëritë nuk mund të jenë të mëdha, madje ai i cilëson ato thjesht si mitingje elektorale.

“Do ketë lajme, por jo zhvillime. Do bëhen rresht dy mitingje politike, por nuk kam pritshmëri nga asnjëra. Nuk është kjo rruga. Lufta jonë është ajo kundër Ramës, korrupsionit, kjo është beteja jonë, por unë nuk shikoj këto çështje në ato kongrese, nuk shoh reflektime politike për gabimet që janë bërë. Kjo është luftë politike, personale, ku njeri ka letrat e amerikanëve dhe tjetri i rusëve. Sigurisht që mbështetësit e Berishës janë më shumë, dhe si provë force fiton Berisha, por nuk i zgjidh kjo problemet e opozitës. Në këtë përballje, të dy zotërinjtë do të duhet të largohen”, thotë Shehi në A2 CNN, duk iu referuar Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.  

Ai i shtjellon arsyet pse liderët e PD-së do të duhej të braktisnin skenën. “Kemi 10 vjet që humbim, dhe ishin të bashkuar, ishin atë e bir, kanë 4 muaj që janë prishur. Ky debat duhet të ishte bërë 7-8 vite më parë. Dy njerëz që për vite dukej sikur duheshin, paskan sabotuar njëri-tjetrin, këto të dy nuk kanë më të drejtë t’i dalin përballë shqiptarëve për t’u tallur me shqiptarët”.

Sipas Shehit, receta për shpëtimin e opozitës është “është ajo e hapjes së rindërtimit të frontit opozitar dhe jo me vijat e një partie ose edhe më keq të një personi të vetëm. Kjo qasje po përfundon dhe për mua kjo është diçka pozitive. Një cikël ka një fillim dhe një fund, nuk është fundi i botës, kanë rënë parti edhe më të mëdha.

Po skenarët e javëve në vijim? Sipas kreut të LZHK-së, do të ketë sharje dhe gjyqe disa muaj. "Por shoh që në zgjedhjet administrative do të kemi një prove, se liderët do të jenë ato që janë në terren, nuk ka nevojë për ideologë. Tani do dalin liderët e vërtetë, njerëzit që do marrin votat, dhe në zgjedhjet politike do të kemi një klimë krejt tjetër”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani