Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kritika ndaj qeverisë Kurti, Kuvendi i Kosovës të enjten seancë për dialogun me Serbinë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 16:39 | Kosova
Kritika ndaj qeverisë Kurti, Kuvendi i Kosovës të enjten

Deputetët e Kosovës do të diskutojnë të enjten për dialogun me Serbinë, në një seancë me disa pika në rendin e ditës. Opozita nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për mos transparencë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian. Kërkuan qartësim të strategjisë për dialogun Prishtinë-Beograd.

“Dialogun me Serbinë nuk duhet ta shohim si një agjendë për përplasje tona politike ditore. Mirëpo qeveria e Kosovës është shumë jo transparente në këtë proces. Sot ne si deputetë dhe qytetarët pak dina për angazhimin e qeverisë në këtë drejtim. Andaj po e them edhe një herë se unë nuk mund të flas për draftin e mundshëm të një marrëveshje të cilin nuk e kemi pa. Do të shohim të ardhmen nëse Qeveria do të ndaj diçka me deputetët e Kuvendit para se të ndodhin takime të tilla”, deklaroi kreu i grupit PDK Abelard Tahiri.

“Është tepër me rëndësi që në këtë fazë të qartësohen gjërat, strategjia dhe qasja që e ka Kosova karshi këtij dialogu. Për neve është me rëndësi që dialogu të kalojë në një etapë tjetër që nënkupton përmbylljen e një procesi tepër të gjerë, pasi nuk shihet se ka pas përfitim Kosova dhe duke arritur një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që do të jetë njohja reciproke”, deklaroi kreu i grupit AAK, Besnik Tahiri.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, nuk komentoi takimin e së martës në Bruksel mes kryenegociatorëve, në kuadër të dialogut Kosovës-Serbi.

 “Sa i përket takimit të nesërm nuk dua të paragjykojë asgjë, besoj se zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi është adresa për pyetjet konkrete lidhur me takimin e nesërm”, u shpreh Mimoza Kusari-Lila.

Ndërkohë, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka ngrirë prej disa muajsh. Serbia kushtëzon vazhdimin e bisedimeve të nivelit të lartë me zbatimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë