Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kriza dhe mundësitë e Covid-19, bizneset që fituan dhe ato që humbën nga pandemia

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 18:18 | Ekonomi
Kriza dhe mundësitë e Covid-19, bizneset që fituan dhe ato

Kriza ekonomike dhe masat kufizuese që shoqëruan pandeminë kanë dhënë një efekt të madh në strukturën e bizneseve në vend. Edhe pse të dhënat e INSTAT tregojnë se viti 2020 u mbyll me një bilanc në rritje të ndërmarrjeve aktive, kjo lidhet me një shtim të ndjeshëm të NIPT-eve të fermerëve, që janë formalizuar për të përfituar nga skemat e ndryshme mbështetëse.

Duke analizuar të gjithë pjesën tjetër të bizneseve, rezultojnë afërsisht 1000 biznese më pak. 
Sektori që ka pësuar goditjen më të madhe është tregtia, si me shumicë, ashtu edhe me pakicë, si rezultat i rënies së ndjeshme të konsumit, me 892 subjekte më pak. Më pas, ndjekin restorantet dhe shërbimet e tjera ushqimore, me 726 njësi më pak, kryesisht si rezultat i kufizimit të hapësirës fizike dhe shkurtimit të orarit të veprimtarisë.

Në fushën e shërbimeve, më pak subjekte regjistruan edhe aktiviteti i riparimit dhe tur-operatorët. Ndërsa në fushën e industrisë, nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve, si dhe prodhimi dhe përpunimi i lëkurës rezultuan aktivitetet më të goditura.

Kriza krijoi edhe mundësi për shumë biznese nga ana tjetër. Krahas shtimit të subjekteve në bujqësi, përfituesi kryesor kanë rezultuar bizneset që bëjnë punime të specializuara në ndërtim, si riparime, meremetimeve dhe ndërtime nga e para pas tërmetit. Ndryshimet e detyruara të teknologjisë së informacionit kanë rritur numrin e bizneseve në këtë fushë.

Klinikat e kujdesit mjekësor dhe farmacitë kanë pasur gjithashtu një rritje të fortë, ndjekur në fund nga shërbimet postare dhe korrierët, si pasojë e trendit të blerjeve online.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu