Kriza e çmimeve, si do të ndikojë në eksporte rritja e energjisë?

Një vit më parë po përjetonim një tjetër krizë, në atë kohë ende e rrethuar me shumë të papritura. Atëherë shqetësim, kryesisht për biznesin e sipërmarrjen, ishte konkurrenca e lartë, brenda vendit, por edhe në rajon, për shkak të krizës shëndetësore. Sipërmarrja e pa me shqetësim pamundësinë për të investuar në teknologji, pasi në mes të një krize të tillë globale, synimi ishte mbijetesa dhe për këtë, ndërhyrja e mbështetja e shtetit ishte vështirë të mendohej. Ide kishte dhe ka, por sot kriza është përsëri e re, ende e panjohur dhe përsëri sipërmarrësit, edhe ata të industrisë përpunuese, janë ata që do të mbajnë peshën më të madhe, edhe pse prej vitesh gjenerojnë, siç ata thonë, fitime minimale. Vetë kompanitë, edhe në kohëra normale, e kanë të vështirë të investojnë. Po sot, pas tërmetit dhe pandemisë, çfarë mbështetje apo stimul presin sipërmarrjet nga qeveria? Me zotin Alban Zusi, kreun e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, ndamë një bisedë në studion e “Ditari”, në A2 CNN.