Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kriza e euros, monedha e “bllokut” vijon pikiatën ndaj lekut e dollarit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 16:19 | Ekonomi
Kriza e euros, monedha e “bllokut” vijon pikiatën ndaj lekut e

Euro ka zbritur këtë javë në nivelet rekord të 117,2 lekëve, ndërkohë që dollari ruan pozita të forta, pavarësisht oshilacioneve ditore. Brenda pak ditësh, monedha europiane është dobësuar me 0,4 lekë, duke vijuar trendin e javëve të kaluara.

Një situatë e shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Në bursat ndërkombëtare, për herë parë pas 20 vitesh, euro u barazua këtë javë me dollarin. Madje, të enjten ra edhe poshtë kursit 1 me 1, situatë që nuk kishte ndodhur kurrë që prej dhjetorit të vitit 2002, kur ajo u hodh për herë të parë në treg si monedhë sovrane.

Rënia dramatike e euros po ndodh për shkak të frikës nga një recesion i gjatë dhe i thellë ekonomik për Europën gjatë muajve në vijim, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia.

Paralelisht, edhe rezervat federale amerikane kanë forcuar dollarin, në përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit, që ka arritur në 8,8%, niveli më i lartë në 40 vite. 

Javën e ardhshme, pritet që Banka Qendrore Europiane të rrisë normat e interesit, megjithëse reagimi nuk do të jetë i fortë, nga frika se mos rritja ekonomike kthehet në drejtim të kundërt. Krahas faktorëve të jashtëm, në dobësimin e euros në vendin tonë po ndikojnë edhe flukset e shtuara valutore nga turistët e huaj dhe emigrantët që kthehen në atdhe për pushime. Një situatë që përsëritet çdo vit në këtë periudhë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani