Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kriza e furnizimit me karburant, Britania e Madhe angazhon ushtrinë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 15:29 | Bota
Kriza e furnizimit me karburant, Britania e Madhe angazhon ushtrinë

Britania e Madhe mobilizon ushtrinë për të zgjidhur krizën e furnizimit me karburant. Personeli ushtarak mbërriti të hënën pranë impianteve të kompanisë së karburantit BP, me bazë në Londër, për të ndihmuar në shpërndarje, mes mungesës akute të shoferëve të kamionit.

Zinxhirët e furnizimit në Britaninë e Madhe, të produkteve që variojnë nga nafta te shpendët, medikamentet dhe qumështi, janë dëmtuar rëndë nga mungesa e krahut të punës, pas krizave të Brexit dhe Covid-19.

 “Situata po përmirësohet çdo ditë, ndërsa kërkesa po i rikthehet niveleve normale. Presim që gjërat të zgjidhen”, deklaroi ministri i Financave, Rishi Sunak.

Por shoqata e shitësve të karburantit paralajmëroi se rreth 22 për qind e pikave të shpërndarjes në Londër dhe në juglindje të vendit ishin ende pa karburant, me drejtorin ekzekutiv që thotë se do të duhen 10 javë deri në rikthimin në normalitet. Skena kaotike, të qytetarëve që blinin karburant u panë rreth qyteteve më të mëdha javën e kaluar, me radhë të gjatë shoferësh të bllokuar në rrugë. Ministrat britanikë kanë mohuar vazhdimisht se kriza e karburantit ka të bëjë me Brexit dhe e kanë cilësuar mungesën e shoferëve të kamionëve si një problem global, edhe pse fqinjët europianë nuk kanë përjetuar një krizë të ngjashme.

“Mungesa e shoferëve nuk është një problem britanik. Është një çështje europiane dhe përtej. Dua që njerëzit ta dinë se po bëjmë gjithçka për të adresuar sfidat”.

Kryeministri Boris Johnson tha të dielën se nuk do të kishte rikthim të emigracionit të pakontrolluar për të zgjidhur krizën e karburantit, gazit dhe ushqimeve për Krishtlindje, duke sugjeruar se situata ishte pjese e periudhës së përshtatjes, post-Brexit.

Në një deklaratë për britanike “The Guardian”, ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko tha se mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë në këtë vend, mund të ofrohen pa para, për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së shoferëve.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani