Kriza e shtypit, pandemia i dha një “grusht” gazetave

Teksa humbte terren nga dita në ditë, pandemia i dha shtypit një goditje të fortë. Për gati 6 javë, botimi i gazetave në vend u ndërpre. Rikthimi i printit në tezga në dy javët e fundit, kur shumë shërbime të tjera jetësore po orientohen drejt online-it, nuk ka qenë i lehtë.