Kriza energjetike, Ahmetaj: Plan për mbrojtjen e sipërmarrjes dhe familjet

Pas paralajmërimit të krizës, kryeministri Rama pritet të paraqesë brenda kësaj jave planin për mbrojtjen e sipërmarrjes së vogël dhe familjarëve që kjo shtresë e shoqërisë të mos preket nga kriza. Zëvendës kryeministri Ahmetaj tha pas mbledhjes së qeverisë, se një grup pune po monitoron çdo moment situatën energjetike.