Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kriza energjetike, Berisha akuza Ramës: Zbrazi kaskadën e Drinit, gjatë gushtit eksportoi energji

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 19:30 | Politikë
Kriza energjetike, Berisha akuza Ramës: Zbrazi kaskadën e Drinit,

Sali Berisha reagoi edhe ndaj deklaratave paralajmëruese të kryeministrit Edi Rama për krizën energjetike, Nga Gjirokastra ku ndodhej në Foltorën e radhës me demokratët e këtij qarku ai akuzoi Ramën se ka eksportuar energji nga Kaskada e Drinit e cila tani, sipas tij, ndodhet në “vdekje klinike”. Berisha theksoi se kjo krizë është krijuar vetë nga Rama.

“Cila krizë? Shiko çfarë spekulanti i pashpirt që është. Është rrit çmimi i gazit, po sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne? Zero. Po nëse kriza e gazit kap një vend që 25% e ka nga gazi si do na kapë ne që 90% të energjisë e kemi nga ujërat tona, ky është një ndjellakeqas i paimagjinueshëm.

Ne rezervën më të çmuar në Shqipëri kemi Kaskadën e Drinit, është rezervë strategjike. Ajo ishte plot e përplot edhe në gusht me 296 metra dhe gjithnjë ruhet për vjeshtë, verës gjen më lehtë energji dhe blen. Zotëria ka zbrazur kaskadën, ka shitur gjatë gushtit energji masivisht. 7.2 miliardë kilovat janë prodhuar energji 1.2 terravat janë eksportuar dhe kaskada është në vdekje klinike. Kjo është arsyeja e krizës. Në vend që të blinte energji me çmim të lirë sot është 3 herë më i lartë se në gusht.

Kjo është krizë e krijuar vetë, nuk është kriza e gazit por e Edi Ramës dhe ministres së tij të papërgjegjshme që boshatisën kaskadën dhe na thonë do na përpijë kriza. Nafta në Shqipëri cent për cent me Zvicrën”.

Berisha ia faturoi përgjegjësinë Ramës edhe për integrimin dhe shpopullimin, si edhe keqqeverisjen në këto 8 vite duke varfëruar shqiptarët

“Në 8 vite shqiptarët janë qytetarët më keqpaguar të rajonit, kemi shënuar vetëm rekorde të zeza për shkak të qeverisë. Kryesojmë Europën për largimin masiv të shqiptarëve se ai që mori mandatin e tretë është shpresëvrasës i pamëshirë i të rinjve shqiptarë, që vetëm largohen. Pas 8 vitesh kjo ditë shënon një ngjarje të trishtë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar, Shqipërinë e mbajnë larg BE. Të gjitha këto në një kohë kur opozita shqiptare tregoi paaftësitë e saj të mëdha në histori në përballjen me të”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani