Kriza energjetike, Bozdo: Qëllimi i Ramës, paniku dhe justifikimi i rritjes së çmimit të energjisë

Qëllimi i deklaratës së kryeministrit Edi Rama për krizë të jashtëzakonshme energjetike është për të futur në panik popullatën dhe për të justifikuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kështu u shpreh në studion e A2 Business ish-zv. Ministri i Energjetikës Enno Bozdo. Sipas tij kemi të bëjmë me një katastrofë menaxheriale dhe financiare të kompanive të sektorit energjetik.