Kriza energjetike, Dervishi: Retorikë e gabuar. Shqipëria prodhon 99% të energjisë me burime ujore

Deklaratat paralajmëruese të kryeministrit Edi Rama për një krizë të jashtëzakonshme energjetike, analisti Lutfi Dervishi i konsideron një retorikë të tepruar për një vend që prodhon 99% të energjisë nga burimet ujore. I ftuar në Ditari në A2 CNN ai tha se detyra e qeverisë është që të marrë masat në kohë, teksa sugjeroi një rakordim me Kosovën, pasi kjo prodhon 99% të energjisë me qymyr.