Kriza energjetike dhe rritja e çmimit të ushqimeve, ekspertët kërkojnë rishikim të politikave dhe menaxhimit

Rritja e çmimeve të energjisë dhe produkteve të shportës është komentuar në “Debat” dhe eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi dhe ish-drejtori juridik i ERE, Eduard Elezi.

Sipas Preçit, rritja e çmimeve të shportës vjen si pasojë e politikave të gabuara të qeverisë, e cila bazohet shumë tek importi i drithërave nga Rusia.