Kriza energjetike, Shkodra: Masat, propagandë, as shtresat në nevojë nuk do të shpëtojnë

“Njerëzit në nevojë janë ata të cilët duhet të kemi parasysh në çdo krizë, por nuk duhet të harrojmë se ne merremi me vagonin, por lokomotiva ka nevojë të ushqehet për të tërhequr vagonët. Nëse ne themi se do të mbështesim shtresat e pamundura dhe barra do të bjerë e gjitha te lokomotiva, ajo do të tejnxehet dhe mundet edhe të ndalojë. A e duam ne këtë gjënë? Padyshim që jo. Një efekt tjetër, i cili do të ishte efekt domino, i pashmangshëm. Nuk merren me ne. Ne përballim krizën, por do ta transmetojmë krizën më pas”.