Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Kriza më e rëndë në 10 vite”, Borrell: Kosova dhe Serbia, marrëveshje para 21 nëntorit

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 12:17 | Kosova
“Kriza më e rëndë në 10 vite”, Borrell: Kosova

Po përballemi me krizën më serioze të 10 viteve të fundit. Shefi i politikës së Jashtme të BE, Josef Borrell, i komentoi kështu tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, lidhur më çështje që lidhen me Ballkanin Perëndimor, Borrell u kërkoi të dyja palëve të tregojnë gatishmëri për zbutjen e situatës dhe të arrijnë një marrëveshje para 21 nëntorit, kur sipas planit të qeverisë Kurti pritet të nisë gjobitja e shoferëve që lëvizin me targa të paligjshme.

“Tensionet po arrijnë një nivel shumë të rrezikshëm. Unë mund të them se ne po përballemi me krizën më të madhe dhe më serioze që nga viti 2013 dhe të dyja palët duhet urgjentisht që të tregojnë gatishmëri për të gjetur rrugën përpara për të ulur këto tensione. Nuk është e pranueshme për asnjërën palë që të shmangin ose të injorojnë obligimet nga dialogu”, tha Borrell.

Teksa theksoi se palët nuk e kanë kundërshtuar propozimin e mbështetur nga Franca dhe Gjermania për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, Borrell tha se Bashkimi Europian kërkon progres të qartë.

“Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione. Autoritetet kosovare duhet të tregojnë fleksibilitet lidhur me çështjen e targave dhe të punojnë në implementimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe pa shtyrje”.

Serbët janë larguar nga të gjitha institucionet në Kosovë për shkak të kundërshtisë për vendimin mbi targat e kanë braktisur, po ashtu mandatet e deputetëve. Presidentja Vjosa Osmani caktoi 18 dhjetorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave veriore, pas takimit të zhvilluar me përfaqësues të partive politike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani