Kriza me emigrantët, vendet baltike i kërkojnë BE-së ngritjen e një ”barriere fizike”

Publikuar më: 16/11/2021, ora 14:15

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen u tregua kategorike: nuk do të ketë mure në kufijtë europianë. Por nga samiti i Vilnius, mes Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë mbërrin një kërkesë e qartë për Brukselin, financimi dhe ndërtimi i një barriere fizike për të mbrojtur bllokun nga emigrantët. Përfaqësuesit e tre republikave ish-sovjetike konsiderojnë se presidenti bjellorus Lukashenko është përgjegjësi i vetëm i krizës në kufirin polak, por në të njëjtën kohë i kërkojnë BE-së të ashpërsojë politikat e emigracionit, duke e bërë më të vështirë hyrjen e azilkërkuesve.