Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kriza në Bjellorusi, Rama: Nuk imponohemi, na lejoni t'ju ndihmojmë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 15:09 | Aktualitet

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbledhur në Vjenë Këshillin Special të OSBE-së që ai kryeson. Rama në fjalimin e tij nënvizoi rëndësinë që qeveria e Minskut të pranojë ofertën e ndërmjetësimit të OSBE-së, duke synuar një dialog konstruktiv ndaj palëve. “Bjellorusia nuk është vendi i parë dhe vendi i fundit që ndodhet në këtë situatë. Për këtë arsyeje paketa e ofertës së OSBE-së për Bjellorusinë shkon edhe përtej këtij vendi. OSBE ofron një proces për uljen e tensioneve, si organizatë kemi përvojë dhe energji demokratike, le ta përdorim këtë për të mirë”, tha Rama duke shtuar se edhe pse situata duket e rëndë dhe nuk ka mirëkuptim, “sado keq mund të jenë gjërat sot, do të këtë një moment ku do të ketë një pajtim, në respektim të sovranitetit dhe të drejtave të njeriut”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu