Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kriza në Partinë Demokratike, Mediu: Skenarët të çojnë drejt ndarjes

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 22:44 | Politikë
Kriza në Partinë Demokratike, Mediu: Skenarët të

Fatmir Mediu u tregua i kujdesshëm në komentin e tij për krizën që ka përfshirë prej disa kohësh tashmë Partinë Demokratike. Sipas tij, e para gjë që duhet të bëjë forca më e madhe opozitare në këto momente është të pranojë që ka një krizë.

Për kryetarin e Partisë Republikane, të gjitha skenarët e mundshme të çojnë drejt një ndarje të demokratëve.

“PD është në një krizë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. E vetmja mënyrë për ta gjetur këtë zgjidhje për gjykimin tim është që ne, e para duhet të arrijmë në bindjen që ka një krizë të brendshme dhe pastaj të shikojmë se kush është zgjidhja. PD ka një histori të jashtëzakonshme në këtë vend dhe PR ka qenë aleate e saj dhe e kërkon atë që të jetë e fuqishme.

https://a2news.com/2021/11/12/situata-ne-ballkan-mediu-politika-e-jashtme-e-shqiptareve-ne-rajon-duhet-te-formesohet/

Nuk më takon mua që të gjykoj se kush e ka gabim. Ajo që unë nuk pëlqej është kjo lufta dhe batutat e të fortëve. Duhet të dominojë arsyeja dhe logjika. Është shumë e rëndësishme se sa anëtari i Partisë Demokratike ndihet i përfaqësuar.

Po diskutojnë teknikalitete duke harruar se si duhet zgjidhur problemi. Të gjitha skenarët që po përpiqen të ndërtohen nga procedura, shikon sikur shkohet drejt ndarjes dhe jo drejt bashkimit”, deklaroi Mediu për gazetaren Merita Haklaj.

https://a2news.com/2021/11/12/roli-destabilizues-i-beogradit-mediu-shqiperia-te-ndertoje-strategji-per-te-zgjidhur-konfliktet-me-partneret/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani