Kriza në PD, profesor Mema: Nuk kemi më parti, por sekte. Ky mund të jetë një moment i shkatërrimit krijues

Publikuar më: 10/1/2022, ora 14:27

Për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, ajo që po ndodh në Partinë Demokratike, është pasqyrimi më i mirë i asaj që janë shndërruar partitë politike në Shqipëri. “Nuk kemi më forca partiake, kemi disa sekte, grupime njerëzish”, tha Mema në një intervistë në Ditarin e A2 CNN. Megjithatë, Mema, i cili është pjesë e një programi të Diasporës për Shqipërinë e Lirë, thotë se kriza e partive politike mund të shënojë edhe një çast kthese për mirë. “Nga ana tjetër ky mund të jetë një moment i shkatërrimit krijues, ku nga kjo gërmadhë mund të rikrijojmë një forcë politike të mirëfilltë të qendrës së djathtë, që i duhet kaq shumë opozitës shqiptare”.