Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kriza nga COVID-19, BSH rendit faktorët që rrezikojnë ekonominë shqiptare

Nga A2 CNN
13 Gusht 2020, 20:13 | Ekonomi
Kriza nga COVID-19, BSH rendit faktorët që rrezikojnë

Pasiguritë janë të mëdha për ecurinë e ekonomisë shqiptare, edhe pse më e keqja mund të ketë kaluar. Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të Politikës Monetare, shprehet se kulmi i krizës ndodhi gjatë mbylljes së detyruar të ekonomisë në periudhën Prill-Qershor, por efektet negative do të ndihen edhe në vijim.

Rimëkëmbja pritet të jetë e ngadaltë, veçanërisht deri në normalizimin e konsumit, diçka që pritet të ndodhë në vitin 2022. Por nga ana tjetër, janë të shumtë faktorët që mund të bëhen pengesë.

Së pari, elementët e jashtëm si zgjatja e pandemisë dhe kriza e fortë që pritet të pësojnë partnerët kryesorë tregtarë si Italia. Kjo pritet të ushtrojë një presion të fortë mbi eksportuesit shqiptarë, që po vuajnë njëkohësisht nga një rënie historike e prodhimit.

Nivele historike negative ka prekur edhe treguesi i ndjesisë ekonomike, që shfaq besimin e biznesit dhe konsumatorëve tek ekonomia. Kjo shihet veçanërisht tek investimet private, që janë tashmë në rënie të lirë prej një viti.

Me bizneset në krizë dhe individët e stepur për të shpenzuar për shkak të pasigurisë, rënia e ekonomisë këtë vit do të amortizohet vetëm nga investimet publike.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë heziton të bëjë një parashikim me shifra për rënien ekonomike këtë vit, teksa deklaron se çdo skenar është i mundshëm, që nga ringritja e shpejtë, tek stanjacioni afatgjatë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë