Kriza nga Covid-19, si do të rimëkëmbet ekonomia?

Gjendja financiare e familjeve shqiptare u përkeqësua gjatë vitit të kaluar. Të ardhurat që ato siguruar pësuan rënie, ndërsa papunësia u rrit. Paralelisht, u shtuan borxhet që ato kanë marrë, kryesisht për konsum të përditshëm. Janë këto disa nga përfundimet e raportit të Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve në vendin tonë.

Për të diskutuar pikërisht mbi gjendjen financiare të familjeve sot, mbi ndryshimin e sjelljes konsumatore, që ndodh gjithmonë sa herë ka kriza, por edhe mbi ndikimin e koronavirusit në ekonominë shqiptare dhe mënyrën sesi qeveria po e përballon, i ftuar në A2 Business: Adrian Civici, ekspert për ekonominë, dekan i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.