Kriza nga koronavirusi, futbolli kërkon kompensim nga shteti

Prej datës 9 mars pa futboll. Kriza e koronavirusit detyroi mes të tjerave edhe mbylljen e aktiviteteve sportive, me kampionatin që ende nuk dihet kur do të rinisë. Apo nëse do të rinisë për të mbyllur këtë edicion. Në situatën e krijuar, klubi i Laçit i pari kërkoi ndihmë nga shteti, për të mundësuar kompensimin e pagave të sportistëve dhe stafit teknik. Zërit të kurbinasve i është bashkuar zyrtarisht edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave duke kërkuar “garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në vend, përmes një pakete kompensimi”.