Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kryemadhi, mesazh Ramës: Koha kur LSI drejtohej me qetësi e dashuri ka mbaruar

Nga A2 CNN
26 Prill 2019, 18:21 | Politikë
Kryemadhi, mesazh Ramës: Koha kur LSI drejtohej me qetësi e dashuri ka

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi kishte një mesazh për Kryeministrin Rama.

Kryemadhi i kujtoi Ramës së koha kur LSI drejtohej me qetësi e dashuri nga Meta ka mbaruar.

“Meqenëse Rama ka merak për LSI-në, unë po ia bëj të qartë se LSI-ja nuk është më e kohës kur kishte Metën kryetar partie, kur kishte hallin e stabilitetit, qetësisë dhe dashurisë. Dashuria dhe qetësia me kriminelin ka mbaruar. Dashuri dhe qetësi me kriminelin nuk ka”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim lëshoi edhe deklarata më të forta, duke thënë se revolta e shqiptarëve ende nuk ka nisur.

“Në çdo shtëpi të shqiptarëve ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku është për t’u marrë. Akoma nuk i ka filluar ajo që i mendon se ka filluar. Revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar”, u shpreh kryetarja e LSI.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli