Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kryeministri ka ende shpresë, Rama: Kompromisi me Francën, jo i pamundur

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 20:11 | Politikë
Kryeministri ka ende shpresë, Rama: Kompromisi me Francën, jo i

Shqipëria ka vendosur të gjitha shpresat e saj te Gjermania për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Për këtë, Edi Rama thotë se nuk është e pamundur që Berlini të arrijë të spostojë Parisin drejt një kompromisi.

“Franca dhe ato dy apo tre vende nuk kanë dalë ende në një pozicion përfundimtar dhe siç është plotësisht e mundur të mos lëvizin deri në fund nga pozicioni i tyre, nuk është krejt e pamundur që të pranojnë një vendim kompromisi. Megjithatë, fjala e fundit nuk është dhënë ende. Dhe përpjekjet intensive të këtyre ditëve deri në mbledhjen e Këshillit të Unionit, ku edhe do të merret vendimi, synojnë të përputhin qëndrimet e të dyja anëve, në pritje të një rezultati të bisedimeve mes Gjermanisë dhe Francës”, u shpreh kryeministri Rama.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve nga mediat sociale, Kryeministri thotë se cili do tëjetë rezultati më 18 tetor, kjo nuk lidhet me aftësinë e Shqipërisë për të bërë detyrat e shtëpisë.

“Përtej tej spekulimeve, gënjeshtrave dhe broçkullave për konsum të brendshëm politik në Shqipëri, vendimmarrja e 18 tetorit nuk ka asnjë lidhje me ç’ka kemi bërë apo nuk kemi bërë ne për të merituar “Po”-në. Sikur në vendin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ishin vendet e tjera, pjesë e Bashkimit Evropian, situate e tyre do të ishte po njësoj. Pa asnjë ndryshim”, shtoi Rama.

Europa është në një debat të brendshëm nëse duhet të reformohet para zgjerimit apo jo, shpjegoi Rama. Kur vjen fjala te lobimi i Tiranës, ai nuk le pa thumbuar dhe opozitën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë