Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kryeministri Rama e pranon: Na duhen shumë më tepër investime të huaja

Nga A2 CNN
12 Korrik 2019, 16:50 | Politikë
Kryeministri Rama e pranon: Na duhen shumë më tepër investime

Një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi investimet në Shqipëri, Kryeministri Rama foli për një tjetër panoramë. Modeli ekonomik i bazuar te prodhimi, eksportet dhe turizmi, sipas tij kanë krijuar bazën për një zhvillim të qëndrueshëm.

“Nga epoka e rritjes së bazuar te boom i ndërtimeve kaotike dhe remitancave, sot kemi hyrë në një epoke të re dhe falë pranisë së kësaj kompanie prestigjioze, çelim siparin e një faze ku të tjera kompani në tregun e automobilave do të shfaqen”, u shpreh Edi Rama.

Deklarata e Kryeministrit erdhi nga Fieri, ku një kompani koreane nisi punimet për stabilimentin në të cilin do të prodhojë pjesë këmbimi për automjete. Edhe ai pranoi se në zërin e investimeve të huaja duhet të bëhet më shumë.

“Kemi nevojë për shumë më tepër investime të huaja. Kemi nevojë për ndërhyrje domethënëse në sektorët strategjike duke nisur nga turizmi”, shtoi kryeministri.

Deri atëherë, zbulimi i kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut, tha se ia lehtëson barrën e të nesërmes.

“Sepse do të garantojë një fluks investimesh dhe të ardhurash të rëndësishme. Jemi në proces për dy zhvillime të reja në sektorin e naftës dhe gazit që kemi arsye të besojmë se do jenë histori suksesi” deklaroi kreu i qeverisë.

Rama kërkoi më shumë shpejtësi dhe efikasitet në ndërveprimin mes institucioneve dhe pushtetit qendror me atë vendor, për të mbështetur investitorët e huaj. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli