Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kryeprokurori i ri, Kuvendi voton pro Olsian Çelës

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 15:23 | Aktualitet

Olsian Çela është Prokurori i ri i Përgjithshëm​ i Shqipërisë. Kandidatura e tij mori 101 vota në Kuvend , nga 84 që duheshin për t’u miratuar. Çela mori 2 vota kundër ndërsa 10 deputetë abstenuan. Menjëherë më pas, Çela bëri edhe betimin para Kuvendit.

Olsian Çela ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kishte dorëzuar Kuvendit, pas intervistimit të tre kandidateve. Më parë, kreu i këtij institucioni, Gent Ibrahimi, kishte deklaruar se priste që Kuvendi të respektonte këtë renditje dhe të zgjidhte pikërisht zotin Çela.

Ibrahimi: Shpresoj që Kuvendi të votojë të parin të zgjedhur nga ne

https://a2news.com/2019/12/05/kush-eshte-olsian-cela-perplasjet-me-arta-markun-dosjet-e-nxehta-dhe-vizioni-per-reformimin-e-prokurorise-se-pergjithshme/

Në garë me të ishin edhe Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, e cila mori vetëm 11 vota pro, ndërsa kandidatja e tretë, Fatjona Memçaj, mori vetëm 8 vota pro.

Më herët gjatë ditës, A2 kishte mësuar se deputetët socialistë do të mbështesnin pikërisht kandidaturën e Çelës. Vendimi u mor pas një mbledhjeje të grupit parlamentar, ku u vendos që vota e tyre të shkonte për të parin e renditur në listë.

Çfarë thoshte Çela gjatë intervistës në KLP?

“Pavarësia e prokurorit është shumë e rëndësishme. Nga përvoja që kam, marrëdhënia drejtues-vartës ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat zyrat e prokurorive janë përballur dhe shpesh herë kanë krijuar ato problemet brenda zyrave dhe deformimeve të caktuara jo thjesht të vullnetit të prokurorit, por ndoshta edhe në interpretimit të ligjit në mungesë të hetimit. Ligji i ri iu dha mundësi prokurorëve që të jenë vetëvetja, mos fshihen më pas drejtuesit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë