Kryemadhi kthehet në seli, pritet mbledhje urgjente e LSI

Liderja e LSI-së Monika Kryemadhi ka braktisur zonën e Bulevardit ku për orë të tëra gjendej në formë proteste për shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe po i drejtohet selisë së partisë që drejton. Shkaku është mbledhja urgjente e kryesisë të LSI për mitingun e nesërm, të parashikuar në orën 16.30.
Pak më parë, e intervistuar nga A2, Kryemadhi që ende gjendej përballë rrënojave të Teatrit, deklaroi se “duhet t’i themi më fal të gjithë aktorëve që na kanë dhënë krenari. Unë kam faj, nuk kam bere atë që duhet të bëja, kam bërë kompromise, jam bërë politikane”.