Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ku do të shkojnë afganët? Disa vende i mirëpresin, të tjerë i refuzuan

Nga A2 CNN
22 Gusht 2021, 15:22 | Bota
Ku do të shkojnë afganët? Disa vende i mirëpresin, të

Irani, i cili ndaj një kufi prej 900 km me Afganistanin ka ngritur tenda emergjence dhe shprehet i gatshëm të presë refugjatë. Por ministria e Brendshme e ka theksuar qartë, se menjëherë pas përmirësimit të situatës të gjithë duhet të riatdhesohen. Pakistani fqinj duket se do t’i mbajë të mbyllura dyert. Autoritetet thonë se nuk kanë më kapacitete, pasi u duhet të përballen me fluksin prej 3 milionë refugjatësh afganë që gjenden atje.

Edhe pse pikat kufitare kanë mbetur të hapura, Islamabadi po përgatit një strategji për të izluar emigrantët në kampe të përkohshme pranë kufirit. Greqia ka ndërruar një mur prej 40 km përgjatë kufirit me Turqinë për të frenuar një valë të re emigracioni si ajo e 2015, epo ashtu Turqia që ka mbajtur barrën e refugjatëve për vite me radhë, po ndërton tani një mur me Iranin.

Britania e Madhe njoftoi planet për të pritur 20 mijë afganë gjatë viteve në vazhdim si pjesë e një programi sistemimi që do t’i japë prioritet grave, vajzave dhe komunitetit fetar.

Kanadaja gjithashtu do të strehojë 20 mijë vetë, duke i dhënë përparësi komuniteteve pakicë, përfshirë LGBTQ. 

Australia e bëri të qartë se nuk ka në plan të lejojë mijëra afganë në vend, një qëndrim ky i ndarë edhe nga Zvicra që refuzon strehimin e grupeve të mëdha. Leja e qëndrimit do të mund t’u jepet atyre që përballen me rrezik serioz për jetën.

Austria është më kategorike në refuzimin e saj mbështet krijimin e qendrave të deportimit dhe sistemimin e emigranteve pranë vendit të origjinës.

Shtetet e Bashkuara strehojnë tashmë 15 mijë afganë dhe po bëjnë gati 3 baza ushtarake po përgatiten për akomodimin e mbi 10 mijë të tjerëve.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të hapin dyert për shtetas afganë që kanë punuar për SHBA, në pritje të shqyrtimit të vizave të posaçme në SHBA, skema të ngjashme po planifikohen me Kolumbinë, Ugandën dhe Katarin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë