Ku mund të investojmë në kohën e Covid-19?

Krizat, si ajo e pandemisë së Covid-19 ngrenë dilema të mëdha lidhur me mënyrën sesi duhen përdorur paratë dhe ku. Kjo veçanërisht për ata që kanë kursime dhe duan ti ruajnë apo ti shtojnë. Në botë, për momentin investitorët po shohin si alternativën më të mirë arin, vlera e të cilit ka arritur nivelin rekord të 1975 dollarëve për onz. Në Shqipëri, format e investimit që preferohen janë të ndryshme. Në situatë normale, më e zakonshme është hapja e një biznesi; pasuar nga investimi në pasuri të patundshme; depozitimi i kursimeve në banka, pavarësisht normave shumë të ulëta të interesit; investimi në letrat me vlerë të qeverisë, që përfshijnë bonot e thesarit dhe obligacionet, edhe interesat e tyre në rënie dhe në ankandin e fundit, bonot 12 mujore zbritën nën 2% dhe ato me afat 3 mujor në 1.2%. Ndërkaq që një tjetër alternativë investimi është edhe ajo në fondet e investimit.

E ftuar në A2 Business Brunilda Isaj, eksperte në fushën e financave dhe bankave.