Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Kujdes nga mikrobet, ka më shumë në kuzhinë sesa në tualet

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 16:27 | Lifestyle
Kujdes nga mikrobet, ka më shumë në kuzhinë sesa në

Ka mikrobe kudo në shtëpitë tona. Nga kuzhina deri në tualet, por çfarë duhet të pastrojmë ekzaktësisht dhe sa shpesh?

Në tualet, mos u fokusoni thjesht tek fërkimi. Në fakt, është më pastër nga sa mendoni. Sipas mikrobiologut Charles Gerber, nëse nuk dëshironi që bakteret të përhapen edhe në pjesën tjetër të shtëpisë, sigurohuni që të mbyllni kapakun përpara se të hapni ujin. Lënda fekale mund të ngrihet dhe përhapet lehtësisht në ajër, që do të thotë se mund të prekë furçën tuaj të dhëmbëve, “make up”, madje edhe peshqirët.

Dhe meqënëse po flasim për peshqirët, kryesisht kur janë të njomë, ai është vendi perfekt ku rritet bakteri esheria coli. Ndaj, sigurohuni që t’i lani ato me ujë të nxehtë çdo tre apo katër ditë, thotë Greber.

Ndërsa në kuzhinë, leckat dhe sfungjerët që përdorim për të fshirë gjithçka janë perfekte në mbledhjen e baktereve esheria coli dhe salmonelës. Mendoni t’i fusni në mikrovalë apo lavatriçe për t’i pastruar? Mendojeni përsëri. Mënyra më e mirë është që t’i zëvëndësoni çdo javë. Dhe për çudi, rezervuarët e ujit si ato të makinetës së kafesë, janë vendi perfekt në kuzhinë për mikrobet, sipas Fondacionit Kombëtar të Sigurisë.

Shihni manualin e përdorimit se si mund ta pastroni atë çdo muaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë