Kujdesi ndaj shëndetit mendor, alarmi i psikoterapistes: Shteti ka dështuar, menaxhim sipërfaqësor

Krimi makabër brenda familjes në Buçimas të Pogradecit, ktheu vëmendjen te kujdesi që tregon shteti dhe shoqëria ndaj personave me probleme mendore. Për psikoterapisten Adelina Pjetra, drejtuese e një qendre të shëndetit mendor, strukturat shtetërorë bëjnë një menaxhim sipërfaqësor të këtyre rasteve. “Shteti shqiptar çalon që ke hallka e parë, trajtimi spitalor. Që aty ka probleme, te mungesa e trajtimit, ose medikamentet e skaduara, që nuk japin asnjë lloj efekti. Ne si shoqëri po paguajmë neglizhencën e shtetit për shëndetin mendor”, thotë Pjetra.