Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kujdesi për të prekurit me Covid, Alimehmeti: Higjiena, distanca, maska janë trinomi

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 09:05 | Aktualitet
Kujdesi për të prekurit me Covid, Alimehmeti: Higjiena, distanca,

Zv/dekani i fakultetit të Mjekësisë, Ilir Alimehmeti, ishte i ftuar në Dita Jonë ku foli për situatën nga pandemia, imunitetin ndaj koronavirusi dhe kujdesin që duhet të ofrohet për personat e prekur në një familje.

Sipas mjekut epidemiolog, në të gjithë botën janë vetëm 5-6 raste personash të riinfektuar me koronavirus dhe kjo shifër është e pallogaritshme.

“Nga pikëpamja e shifrave po të ishim në një konferencë shkencore në këtë moment, këto 6 raste të riinfektimit me koronavirus, 5 prej të cilëve janë lehtë, ne nuk do t’i përmendnim fare. Por në media zakonisht përmenden gjërat e rralla sepse kjo përbën lajm. Dhe rasti i Nevadës ka kaluar të gjithë globin, duke bërë xhiron e botës. Rasti i këtij personi po studiohet dhe deri në këtë moment thuhet që ai nuk ka sëmundje të njohura. Kujtojmë që ka dhe një fals-pozitivitet testi”, tha Ali Mehmeti.

Më tej, mjeku i njohur foli dhe për mënyrën se si duhet të kujdesemi për një person të infektuar në familje. Sipas Alimehmetit, higjiena, distanca, maska janë trinomi kundër këtij virusi.

“Bazat e konceptit janë njësoj si gripi, nuk ka asnjë diferencë. Nëse keni një dhomë të veçantë ku i sëmuri mund të qëndrojë akoma më mirë. Nëse nuk ke mundësi, të paktën duhet mbajtur distancë me njerëzit e tjerë. Higjienë patjetër. Mos përdorni të njëjtat pjata, lugë, gota. Tualeti duhet dezinfektuar shpesh. Maskë për personin e sëmurë dhe ai që kujdeset për të. Higjienë, distancë, maskë janë trinomi”, shtoi mjeku Alimehmeti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë