Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kujtesa dhe historia, Aurel Plasari këtë vit publikon dy vepra, një vetëm për kujtesën

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 10:42 | Aktualitet
Kujtesa dhe historia, Aurel Plasari këtë vit publikon dy vepra,

Studiuesi dhe përkthyesi i njohur, Aurel Plasari, i është bashkuar tetorit të leximit në Qendrën Kombëtare të Librit. Ai ka diskutuar me të rinjtë mbi "historinë dhe kujtesën” e studimeve dhe shkrimeve shqiptare.

Në kuadër të Tetorit të Librit, interesante është për diskutim edhe puna e një historiani apo kërkuesi. Nga arkivat te kujtesa individuale, kjo ka qenë biseda e radhës në qendrën kombëtare të librit dhe leximit. Aurel Plasari ishte mendja që lexohej në “Shtëpinë e Librit”.

Të rinjtë u njohën me shembuj të kujtesës individuale, po edhe asaj historike në veprat që janë sa artistike, po aq edhe me fakte historike.

“Njeri nga librat e mia të ri, e ka nëntitullin shënime për kujtesën, ku kam mbledhur miniesetë me ndërhyrje të mia për çështjet kulturore të Tiranës dhe Shqipërisë, deri në rekomandimet për lexim, nga 2002 deri në 2022”, theksoi Plasari.  

Si rrallëherë Qendra e Librit ishte plot, ndërsa disa të rinj e ndiqnin takimin edhe jashtë dyerve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë